Categories Lajme

E takon në ambientet e Tv Klanit, Joni Peçi i ndryshon jetën 38-vjeçares që kërkonte ndihmë

Në muajin Shkurt pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një grua 38-vjeç nga Fieri e cila ka dy djem, një djalë nga martesa e parë 16 vjeç i cili është me rezultate të shkëlqyera në shkollë dhe një djalë tjetër 8 vjeç. Ajo aktualisht është strehuar ne Kashar. Një zonje me dashamirësi i ka lëne një dhomë por jo për shumë kohë.

Gruaja është ndarë nga bashkëshorti i parë pasi ai e dhunonte psikologjikisht, ku rrëfeu se ai i thoshte të ngjitej në lartësi e të vriste veten. Gruaja edhe pse kaloi në gjendje depresive sërish e përballoi, për hir të të birit, u bë e fortë dhe e la. Familja e saj e martoi pa dëshirë me një burrë al koolist i cili ia nxinte jetën, me të bëri edhe një djalë. Prej tre vitesh ajo është e divorcuar,  ka ardhur në Tiranë dhe  djemtë i ka futur në shkolle.

38-vjeçarja ka treguar gjatë intervistës se është munduar të gjejë punë por askush s’e ka punësuar dhe ka kërkuar publikisht në emision ndihmë për të gjetur një punë.

Në emisionin e ditës së sotme, kjo grua ka ardhur të rrëfejë mrekullinë që i ka ndodhur kur takoi stilistin e njohur Joni Peçin në ambientet e Klanit, po atë ditë që dha intervistën. Ai ka takuar djalin e madh që e shoqëronte dhe i ofroi ndihmë. Një ditë pas intervistës që dha, Joni Peçi ka takuar gruan dhe djalin dhe i ofroi të dyve punë. Tani ajo punon në ambientet e Klanit dhe kujdeset për gardërobën që vishen personazhet publikë dhe është tepër e lumtur.

Mirela Milori: Ke filluar punë, si ndihesh?

Gruaja: Po kam filluar dhe ndihem shumë mirë.

Mirela Milori: Si ndodhi takimi me Jonin? Çfarë ndodhi atë ditë, po dilje nga emisioni jonë dhe e takove?

Gruaja: Unë isha ulur me të dy fëmijët aty afër ashensorit tek stolat, në ambientin jashtë studios.

Mirela MiloriPara intervistës apo pas intervistës?

Gruaja: Nuk isha futur akoma në studio dhe futet Joni Peçi dhe po rrinte tek tapeti i kuq. Ka ndenjur 15-20 minuta në këmbë aty duke parë çunat. Kalon afër ashensorit dhe i thotë kolegut të tij që merri numrin e telefonit këtij djalit. Ia marrin numrin e telefonit për ta marrë si model. E merr djalin në telefon, vete djali bisedon me Jonin dhe i thotë që do më kesh krah mua, do të të ndihmoj.

I kishte dhënë disa këshilla shumë të mira, i kishte thënë do më kesh krah si baba, si shok, si mbështetje. Vjen djali në darkë shumë i kënaqur me fjalët që i kishte thënë Joni. E merr djali Jonin dhe i thotë shkova në shtëpi, do flasësh me mamin? Foli me mua e më tha dua të flas me ty se ai është fëmijë, dua të di gjendjen tuaj ekonomike sepse dua t’ju ndihmoj. I them unë që gjendja ime është mbijetesë dhe jo jetesë. Të nesërmen kemi shkuar e kemi takuar Jonin dhe të hënën më tha që do fillosh punë tek Klani. Nuk të dërgoj në vendet e tjera se të mbajnë 3-4 muaj dhe të heqin, do të të mbaj vetë.

Mirela Milori: Dhe të mori, ti punon në gardërobë, palos rrobat, merresh me sistemimin.

Gruaja: Po, do punosh 1 muaj këtu tek Klani tha, pastaj do vish këtu tek dyqani im të punosh atje. Edhe djali 4 orë pasdite.

Mirela Milori: Si u ndjetë kur fillove punë?

Gruaja: Nuk e di atë njeri sikur e dërgoi Zoti, ka qenë një fat shumë i madh, ia kam puthur duart atij njeriu, siç ka duart, ka dhe zemrën. Janë shumë të rrallë njerëzit me zemër të madhe. Nëna e tij është shumë e bekuar me atë djalë që ka.

Mirela Milori: E ke marrë rrogën e parë apo akoma?

Gruaja: 20 ditë kam që kam filluar. Edhe për shtëpinë më tha që do të ta marr unë afër dyqanit të tij do të ta paguaj dhe unë, më tha. Për mua nuk është e rëndësishme as, shtëpia e asnjë gjë, e rëndësishme është që ai i dha mbështetje fëmijëve të mi dhe ata do marrin një fëmijë të drejtë dhe jo të gabuar.  /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME