Categories Lajme

E vranë me armë në Shkodër, kush është Lulash Qepuri dhe jeta e ‘errët’ e tij

Mbrëmjen e djeshme Shkodra u trondit nga një vrasje me armë zjarri. Shënjestra ishte një 74-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Stomgolemit, ndërkohë që viktimë e armës së zjarrit ishte Lulash Qepuri.

Mësohet se autori ka ardhur në këmbë dhe ka hapur zjarr ndaj 74-vjeçarit, po ashtu edhe ky i fundit ka qëlluar me automatik. Nga breshëria e armëve, fatkeqësisht Qepuri ka ndërruar jetë.

Fill pas krimit të rëndë, ka qenë i biri i viktimës ai që ka njoftuar policinë duke thënë se; “hajde se më kanë vrarë babanë”, ndërkohë që ka dhënë dëshminë e tij para oficerëve. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes u gjet një armë shotgun që mendohet se është përdorur nga Qepuri.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

KUSH ISHTE VIKTIMA, Viktima e atentatit të mbrëmshëm në Shkodër, Lulash Qepuri, rezulton emër i njohur për policinë.

Në tetor 2011, atëherë 63 vjeç ai u arrestua nga policia pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin dhe në banesën e tij ngjitur me lokalin, janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municione luftarake si dhe fara të bimës narkotike kanabis sativa.

Policia gjatë asaj kohe i sekuestroi 1 armë zjarri Automatik mod.56, 1 armë zjarri tip Revolver shtatëshe, 262 copë fishekë të modeleve të ndryshme, fitila zjarr përcjellës, 111 copë kapsolla detonatorë, si dhe një qese prej 55 gram me fara të bimëve narkotike kanabis sativa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME