Një 60-vjeçar nga fshati Greth e ka zënë korrenti. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij, ndërsa shtetasi me iniciale T.K është dërguar në spital.
“Me datë 31.01.2021, në fshatin Greth, Kavajë, shtetasi T. K., 60 vjeç, në banesën e tij ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thotë policia. Ndërkohë vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.