Categories Lajme

Edhe kryeministrja e Finlandës u martua!

Në moshën 34-vjeçare, kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, një nga më të rejat lidere të botës, u martuar me njeriun që ka ndarë jetën e saj për 16 vite, njoftoi kabineti i saj. ”Sanna dhe Markus, prindër të një vajze dy vjeç e gjysmë, u martuan në rezidencën zyrtare të kryeministrit, në prani të familjes dhe miqve më të ngushtë”, sipas një deklarate të kabinetit.

Në llogarinë e saj personale në Instagram, kreu i qeverisë postoi një foto ku ajo shfaqet me një fustan të bardhë, tufë lulesh në dorë, me bashkëshortin e saj, Markus Raikkonen. “Jam e lumtur dhe mirënjohëse që e ndaj jetën time me personin që dua”, tha ajo. Në dhjetor, social-demokratja Sanna Marin u zgjodh kryeministre i Finlandës, vetëm 34 vjeçe.

Më i riu deri tani është Sebastian Kurz i Austrisë, 33 vjeç. Në mes të korrikut u martua edhe kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, pasi dasma e saj u desh të shtyhej disa herë, përfshirë edhe për shkak të një takimi të BE. Frederiksen u martua me partnerin e saj, Bo Tengberg në një kishë të vogël në ishullin Mon në detin Baltik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME