Lajme

Edhe opozita hesht për çmimin e bukës

Nga: Redjon Shtylla

Javët e fundit bukën e kemi blerë më shtrenjtë, edhe pse me 10-20 lekë më shumë, sërish është shtrenjtë. Qeveria, apo dhe opozita e cila më shumë se kurrë duhet të flasë, ka vendosur të heshtë, në përjashtimit të 2-3 deputetëve që kanë bërë ndonjë status në rrjete sociale.

Opozitës vazhdon t’i shpëtojë kjo ngjarje e rëndësishme, dhe në plan të parë ka Reformën Territoriale. Qytetarit nuk i intereson shumë kjo pjesë, PD-së po sepse zgjedhjet lokale janë afër.

Në vend nuk ka aspak rritje të mirëqënies, që të përkthehet në rritje të standardit të jetës. Jo vetëm buka, por edhe çmimet e mallrave të shportës po rriten të gjitha. Në mbledhjet e para, qeveria foli për rritje rrogash, ndërsa në PD vijon të dominojë çështja Berisha-Basha dhe vetë fati i PD-së.

Ministrat dhe deputetët bëjnë paradën e modës në Parlament, me rroba mijëra euro. Pse Partisë Demokratike i shpëton rritja e çmimit të bukës? Korrupsioni, si një sëmundje e keqe, ka prekur jo vetëm maxhorancën, jo vetëm opozitën, por edhe shoqërinë. Në një ditë të qetë fundjave, dëgjohet jehona e zhurmave politike. Prej javësh flitet për hallet e Ramës, Bashës dhe Berishës.

Pas rritjes që pësoi buka në javët e fundit, kafeja ndër produktet më popullore e njëherazi më të konsumuara nga shqiptarët pritet të pësojë rritje të çmimit me 10 deri në 15 lekë. Enri Jahaj, Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve tregon se rritja e çmimit të kafesë si dhe produkteve të tjera të bareve dhe restoranteve vjen si reaksion zinxhir i shtrenjtimit të bukës si dhe produkteve të tjera të shportës.

Nëse opozita hesht për këtë çështje që prek shqiptarët, atëherë për probleme më madhore, PD dhe LSI do të heshtin edhe më shumë, duke u bërë ortak me të keqen.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: