Categories Lajme

EKSKLUZIVE/ Flet babai i shqiptarit që u plagos nga tërmeti në Greqi: Na ra si bombë, e shpëtuan shokët

Nga Dylber Balla Fëmija shqiptar Eriko Mane që u plagos nga tërmeti ditën e djeshme në Samos, ku ishte epiqendra, prej disa javësh jetonte vetëm në Greqi, pasi prindërit ishin kthyer në Fier për shkak të disa problemeve familjare. I ati i djalit, Lavdi Mane në një intervistë ekskluzive për Abcnews.al rrëfen si e mori lajmin dhe bisedat me telefon me djalin nga spitali në Athinë. Ai tregon për Abcnews.al edhe momentin si arriti që të shpëtonte djali, pasi u shemb muri teksa po ecnin në rrugë në drejtim të stacionit të autobusit për t’u kthyer nga shkolla në shtëpi. Djali 14-vjeçar shqiptar u vizitua në spital mbrëmjen e djeshme edhe nga ministri grek i Shëndetësisë. Lavdi Mane shprehet se nesër në mëngjes do të nisen në drejtim të Greqisë.

Intervista e plotë për Abcnews.al   Zoti Lavdi, kush ua dha lajmin? Më mori një greke, dhe më tha kështu ndodhi. E pabesueshme. Më pas na mori çupa.

Kur do të niseni për në Greqi? Nesër në orën 06:00 do të nisemi. Ambasada na ndihmoi.

Po djali më kë ishte? Janë motrat, gjithë farefisi. Po jetonte vetëm në shtëpi. Unë me gruan ishim në Shqipëri. Na ra si bombë.

Sa kohë kishit që erdhët në Shqipëri? Erdhëm në datë 19 tetor, në datë 4 nëntor do të ktheheshim.

Me djalin keni biseduar? Po kemi folur tre herë. Është në gjendje të lirë, ka disa fraktura.

Cfarë ju tha djali, si ndodhi? Ishte duke u kthyer nga shkolla për të kapur autobusin. Ishin tre shokë. Ndodh lëkundja, grekët e shikojnë që i bien gurët, muri, dhe e tërheqin menjëherë, e shpëtojnë, pasi nëse nuk do ta kishin tërhequr do ta kishte zënë në mes.

Shokët? Po, ata e shpëtuan.

Sa vite keni që jetoni në Greqi? Po bëjmë 20 vite që jetojmë atje. Në Shqipëri tani erdhëm për shkak të disa problemeve që kemi.

Mbrëmë djalin e vizitoi edhe ministri grek i Shëndetësisë… Djalin e kishin pritur shumë mirë. Ndihma e shpejtë, e paparë. Jam shumë i kënaqur. Abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME