Categories Lajme

Ekskluzive/ Soreca për Ora News: 50 mln euro çështje ditësh, ja kur do vijë fondi 1.15 mld euro

Shqipëria ia ka dalë me sukses të mbulojë jo vetëm mbulojë të gjithë faturën e tërmetit me donacionet e mbledhura në Konferencën e Donatorëve, por ta tejkalojë atë. Bëhet fjalë  për 1.15 miliardë euro.

Ambasadori i BE-së në një intervistë ekskluzive për Ora News tregon se kur dhe si do të mbërrijnë këto fonde në Shqipëri. Intervista u mor nga gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi

“Kontributi i ndihmës së akumuluar është 1.15 miliardë euro që është më shumë sesa nevojat e vlerësuara nga tërmeti. Në terma të përgjithshëm mund të themi se janë 400 milioën grante dhe e njëjta sasi në hua me interesa shumë të ulëta” u shpreh Soreca pak pas perfundimit te konferences se donatoreve.

Kur priten të vijnë këto fonde?

“Varet nga lloji i donacionit. Një pjesë e parave do të vijnë në ditët apo javët në vijim, ndërsa sa i takon institucione financiare, ato kanë rpocedurat e tyre dhe duhet të ndjekin përpara se të vijnë në Shqipëri. Presidenti i Këshillit të Europës dhe Kryeministri nënshkruan një marrëveshje ku palët u angazhuan ti japin Shqipërisë 50 milionë në formën e granteve dhe do të jenë gati në ditët në vijim”

Transparenca

Soreca nënvizoi transparencën dhe llogaridhënien në këtë proces

“Kemi rënë dakord për nënshkrimin e një deklarate parimesh në mënyrë që të bëhen raporte  të tilla. Për ne është e rëndësishme që mekanizmi financiar i përdorur nga Shqipëria të jetë transparent dhe llogaridhënës. Kjo deklaratë parimesh përcakton çfarë duhet të bëjë qeveria. Në këtë kuadër BE por dhe partner të tjerë ndërkombëtarë do të qëndrojnë krah Shqipërisë për ta ndihmuar dhe për të shkuar deri në fund të procesit.

Paketa anti-KÇK

“Së pari mendoj përparësi i jepet reformës zgjedhore, është krijuar tashmë një task forcë që pritet të japë rezultatet e saj deri në 15 mars dhe besoj që është koha për ti dhënë një shtytje kësaj reforme. Në luftën me krimin e organizuar dhe korrupsionit është një proces në vijim ndërsa referuar KÇK-së. 

Është shumë e rëndësishme që të zbatohet ky ligj. Mendoj se duhet të presim rezultatet dhe mendoj se rezultatet do të tregojnë nëse ka qenë një iniciativë e duhur apo jo. Pasi të arrijmë rezultatet atëherë shtetet anëtare do të mund të shprehen rreth kësaj. Më lejoni ta përdor këtë mundësi për ti folur shqiptarëve që unë jam shumë i lumtur sot. Kjo ka qenë një ditë që shpresoj se do ti bëjë shqiptarët më të fortë sesa ishin përpara se ti godiste tërmeti. 

Soreca komentoi duke qeshur dhe batutën e Ramës në fund të konferencës:“Më të mirë se unë nuk do të gjeni” 

“Ne punojmë me institucionet që janë zgjedhur nga populli shqiptar. Si rezultat punojmë me qeverinë. Ne e mbështesim këtë qeveri, pasi është qeveria që shqiptarët e zgjodhën, ne e monitorojmë këtë qeveri për reformat e marra dhe për gjithë progresin e bërë dhe sigurohemi që ky monitorim të jetë në të mirë të shqiptarëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME