Categories Lajme

Ekspertët shtrënguan orarin, Kisha: Po diskriminoni katolikët për Krishtlindjen

Arqipeshkëvi i Kishës Katolike Imzot George Frendo në prag të Krishtlindjes përmes një letre ka kundërshtuar vendimin e Komitetit të Ekspertëve që u miratua dje dhe që futet në fuqi në datë 24 Dhjetor që shtrëngon orën policore nga 22:00 në 20:30. Kisha e cilëson vendimin që futet në fuqi natën e Krishtlindjes, të nxituar dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik.

Kisha thotë se kishte marrë të gjitha masat që të kremtonte meshën në orare të përshtatshme qysh prej datës 3 dhjetor 2020 që t’u lejonte njerëzve të ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre para orës 22.00.

Kisha vijon më tej duke theksuar se vendimi erdhi sapo kishin njoftuar të gjithë besimtarët, që mesha e Krishtlindjes do të kremtohej të enjten në orën 20.00, ndërsa pak orë më pas Komiteti i Ekspertëve shtrëngoi orën policore.

Plani që kishte bërë Kisha për meshën e Krishtlindjes përpara urdhrit të ri të Komitetit Arqipeshkvia Metropolitane Tiranë – Durrës, bën me dije, se kremtimet e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit, Tiranë do të jenë si vijon: Mesha Vigjilje e Krishtlindjes Mesha e parë, 24 dhjetor 2020, ora 16:00 Mesha e dytë, 24 dhjetor 2020, ora 18:00 Dita e KrishtlindjesMesha e parë, 25 dhjetor 2020, ora 10:00 Mesha e ditës, 25 dhjetor 2020, ora 11:00 Mesha e pasdites, 25 dhjetor 2020, ora 17:00 Letra e ploteProt. 65/2020 Për dijeni: Znj. Ogerta Manastirlliu Nunciaturës Apostolike në Shqipëri Tiranë 21 dhjetor 2020E Nderuar Zonja Rakacolli,

U njohëm me vendimin e ri të Komitetit të Ekspertëve të drejtuar prej jush, rreth kufizimit në kuadër të masave anti-COVID të marra nga qeveria shqiptare që ndalon qarkullimin e njerëzve pas orës 20.30, duke filluar nga data 24 dhjetor, pikërisht natën e Krishtlindjes.

Ne si Kishë Katolike kishim marrë të gjitha masat që të kremtonim meshët në orare të përshtatshme qysh prej datës 3 dhjetor 2020, sikurse do të shihni nga dokumenti bashkëngjitur. Në këtë dokument kemi vendosur që meshët të mbahen në orare që t’u lejojnë njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para orës 22.00.

Ky ndryshim i papritur që nis pikërisht Natën e Krishtlindjes, na duket i nxituar dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë që kremton lindjen e Krishtit netën. Sapo kishim njoftuar të gjithë besimtarët tanë dje, ditën e Diel, se mesha e Krishtlindjes do të kremtohej te enjtem në orën 20.00.

Me kënaqësi do të kishim marrë pjesë në konsultim për një gjë të tillë. Duke ju uruar punë të mbarë ju përshëndes, me nderime X George Frendo O.P. Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë Znj. Mira RAKACOLLI Kryetare e komitetit të ekspertëve antiCOVID

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME