Lajme

Ekzekutimi në Bruksel, shqiptari u qëllua me gjashtë plumba

Shqiptari Erion Hasanbelliu, i njohur si Mikel Rakipllari i ka shpëtuar një atentati në Belgjikë një natë më parë, duke mbetur i plagosur. Mediat belge kanë raportuar se 43-vjeçari ka marrë gjashtë të shtëna në trup, shpinë dhe këmbë.

Ky emër nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi ai është përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale si atentati ndaj Sokol Çapjas, i Bledar Muça dhe vrasjen e Juljan Çelës në Belgjikë në vitin 2002.

Shërbimet e policisë janë njoftuar për ngjarjen rreth orës 20:20 pas thirrjeve në numrin e urgjencës, teksa dëshmitarët raportuan për një sërë të shtënash në qendër të kryeqytetit.

Ngjarja po shqyrtohet nga Prokuroria Publike e Brukselit, ndërsa policia po punon për gjetjen e autorit/ëve të ngjarjes. Top Channel

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close