Një i mitur është aksidentuar këtë pasdite në vendin e quajtur “kryqëzimi i Cërrikut”. Burime zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për një fëmijë të moshës 5 vjeç, i cili është përplasur nga një makinë.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore.Të njëjtat burime bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.