Categories Covid-19, Lajme

Elbasan. Si Covid i mori jetën babait dhe brenda 24 orëve edhe të birit

Nuk gjenden fjalë për të përshkruar dramën që ka ngjarë në familjen “Buzo” në Elbasan. Para dy ditësh Covid-i i mori jetën të atit dhe vetëm 24 orë më pas të birit Julian Buzo.

Asgjë nuk e justifikon vdekjen, por ndërsa babai i Julit vuante nga sëmundje të tjera që u përkeqësuan nga Covidi, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Julin i cili ishte një djalë i shëndetshëm dhe pa asnjë sëmundje tjetër.

Këto fakte e bëjnë akoma më misterioz e madje të paparashikueshëm infektimin me Covid të çdo lloj moshe. Tashmë kjo “flamë” nuk po kursen as të rinj, as ata që nuk ka asnjë sëmundje siç ishte justifikuar deri më tani.

Julian Buzo, 35-vjeç ishte djalë mjaft i sjellshëm që e donte jetën dhe profesionin e tij të montazhierit. Ai ishte bashkëshort i gazetares së njohur, Odeta Gjevori.

Për disa kohë ai punoi në Elbasan dhe më pas në Tv Klan si montazhier. Në muajin dhjetor çifti Odeta Gjevori dhe Julian Buzo u shtuan me një vajzë duke kurorëzuar dashurinë e tyre disavjeçare. Ardhja në jetë e vajzës solli mjaft gëzim në familje. Por gjithçka ndryshoi vetëm pak ditë më pas.

Ky ishte fati i jetës. Megjithatë Julian Buzo do të kujtohet përgjithminë nga familja, më të dashurit dhe komuniteti i gazetarëve në Elbasan.InfoElbasani

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME