Categories Lajme

Ema, Vajza nga Velҫa e Vlorës që u dekorua nga Presidenti Donald Trump (Foto)

Emanuela Karteri është vetëm 15 vjeҫe, por arritjet e saj në jetë janë të mëdha.Emanuela e njohur ndryshe si Ema, duhet të shërbej si një model për cdo të ri apo të re, i cili ka ëndërra, që një ditë do ti realizoj. Ema u lind në Velҫë të Vlorës, më 7 Nëntor të 2004, në familjen Karteri, një familje dhe fisë i nderuar në atë fshat. Filloj shkollën fillore teksa u dallua për prirjet e saj në matematikë dhe kryesisht shkencat ekzakte, pa lënë pas pasionin e saj për pikturën.Në klasën e shtatë, për një nivel më cilësor arsimor u transferua në shkollën jopublike Elitë. Ku menjëhërë dijet e saj u vunë në pah, teksa ka qënë pjesëmarrësë në Olimpiadat e matematikës në rang vendi, ku ishin të përfshirë gjithashtu nxënësë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, teksa theu edhe një ndër rekordet ku arriti të përfundoj dy teste matematike në një afat kohor prej 60 minutash.

Ema karrierën e saj nuk do ta linte me kaq, pas pjesëmarrjes në olimpiadat e matematikës dhe pikturës, ku u rendit ndër më të mirat, ajo nuk e imagjinonte se pjesa më e bukur e jetës së saj të deritanishme nuk kishte ardhur ende. Duke parë arritjet mahnitëse të Emanuelës, shkolla “ClearWater Academy” bënë kërkesë në ambasadën Amerikane që vajza nga Velҫa të studionte në Florida të Amerikës, në një prej shkollave Elitare të këtij shteti. Ambasada Amerikane, duke studiuar CV e dërguar, CV e kompletuar të vajzës 15 vjecare plot ëndërra, duke parë arritjet e saj të deritanishme, e konfirmoj atë si pjesë të bordit. Emanuela Karteri sot studion në Florida, në gjimnazin “ClearWater Academy” fal mbështetjes së madhe të familjesë së saj, babait Durimit dhe xhaxhait të saj i cili prej vitesh jeton në Florida.

Është nisur drejt Floridas më 2 shkurt të këtij viti, në një konkurim i cili bëhej ndërmjetë qindra gjimanzistëve nga e gjithë botë, për tre vende kualifikuese që krahas diplomës dhe dekorimit do të fitonin dhe një vend në akademi. Në qindra prej tyre, Ema u rendit e dyta, me fare pak diferencë pikësh nga një gjimanzistë Kinez i cili kishte shumë më shumë muaj që studionte në akademi. Ema fitoj cmimin e Argjentë, të firmosur nga presidenti i Amerikës, Donald Trump, lëshuar me vulë nga ”Shtëpia e Bardhë” ose e njohur ndryshe si “Shtëpia Presidenciale Amerikane”.

Përkufizuar si moment më i bukur i jetës së saj. Pasi një vajzë vetëm 15 vjeҫ ja del që të testoi njohuritë e saj në Anglisht, në nivel akademik të anglishtes, dhe të mposht me qindra studentë të tjerë që konkuronin për tre vende.Atë ditë Ema u dekorua me plot katër diploma ndër to fitoj cmimin si “Matematicieni i vitit” për klasat e 10/11.Pasioni i saj i pikturës nuk mbeti pas, teksa fitoj gjithashtu ҫmimin si “Artisti I vitit”. Për më tepër të gjitha notat në akademi i kishte A+ cka tregonin për meritën, përkushtimin, vendosëmërinë e vajzës Velҫiote. Flamuri Shqiptarë në Akademi renditej krah shteteve më të fuqishme falë Emës. Me emocione, zërin që i dridhej, vajza Velҫiote, u ngjitë në skenën presidenciale të akademisë, ku mbajti dhe fjalimin e saj. E emocionuar, Ema tregoi për punën, sakrificat, mundin që ju desh të mbërrinte deri këtu.

Pa harruar të falenderoj familjen e saj dhe të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e dhënë të xhaxhait. Pa harruar falenderimet për shkollën ku studion, teksa ka edhe një mesazh të fortë për bashkëmoshatarët e saj, të mos heqin dorë nga ëndërrat. Qindra duartrokitje në sallë për vajzën nga Velҫa, dhe më pas përgëzimet e presidencës së Akademisë, të cilën e bënë krenare pa masë dhe familjen e saj sigurisht që sa herë i sheh i mbushen sytë me lot edhe sot nga ato momente. Sot Ema studion ende në Florida dhe jetën e saj do ta lidhë në USA, teksa në një intervistë eksluzive për Vlora News shprehet se gjithmonë do ndihet krenare për familjen e saj, gjithmonë do jetë shqiptare dhe gjithmonë do të mbetet, pavarësisht arritjeve, vajza nga fshati i bukur i Velҫës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME