Categories Lajme

Rinas, flasin familjarët e Endri Dumanit

Emo.cione, lot dhe familjarë të shumtë, është kjo gjendja në Rinas, pak minuta para se të mbërrijë avioni me 5 të riatdhesuarit e parë nga kampi Al Hol në Siri. Daja i Endri Dumanit është shprehur se ata kërkojnë që ta kenë të miturin sa më shpejt pranë familjes, por do të dakordësohen më parë me strukturat shtetërore, në rast se të kthyerit do të kenë një trajtim psikologjik të veçantë.

Sa i takon motrës së Endrit, Eva Dumani, e cila nuk ka pranuar që të kthehet, daja i bëri një thirrje dhe nga mediat, që ajo të jetë sa më parë pranë familjes së saj, nënës dhe të vëllait, pasi sipas tij ata janë njerëzit më të shtrenjtë për të. “Shpresojmë që dhe ajo të kthehet ne jemi duke pritur, i bëj thirrje që ti bashkohet familjes, të veprojë siç ka bërë deri para 10 ditësh.

Ajo nuk po bashkëpunon për tu kthyer, vendi i saj është këtu te nëna dhe te vëllai”, u shpreh Xhetan Ndregjoni, për gazetarin e Fax News Fatjon Gjinaj. Ndërkohë që dhe për kushërirën e Endri Dumanit, rikthimi i të afërmit të saj duket ende i pabesueshëm.

“Mezi e kemi pritur, na duket ende e pabesueshme, pa e prekur, pa e parë si është. Kemi vite që e prisnim rikthimin, dhe na dukej çdo herë e më larg, tani na duket ende e pabesueshme.

Na duket më i burrëruar, babai im Xhetani ka qenë një nga njerëzit që ka pasur më shumë kontakte, është 13 vjeç po sjellja, mënyra e qendrimit, janë emocione shumë shumë të mëdhaja. Na kanë thënë që po punohet dhe për rikthimin e Evës, Endri do jetojë me nënën e tij kur të kthehet, do merret shteti fillimisht, pasi kanë nevojë për përkujdesje tjetër”, shprehet kushërira e fëmijëve Dumani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME