
Në aksidentin tragjik që ndodhi në aksin Levan Levan-Tepelenë të mbrëmjes së sotme janë identifikuar edhe dy personat që humbën jetën.
Bëhet fjalë për punonjësin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Sokrat Lela, i cili ndërroi jetë së bashku me gruan e tij, Fatbardha Lela si pasojë e aksidentit tragjik. Ndërsa mbetën të plagosur katër persona të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë.