Categories Lajme

EMRAT/ “E qëlloi me plumb në kokë, më pas e dogji”, dalin detaje të reja rreth vrasjes së biznesmenit shqiptar në Itali

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja e shqiptarit nga Kosova, Nexhat Rama, i cili u gjet i vdekur ditën e shtunë në një zonë pranë Breshias.

Autoritete italiane kanë arritur të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes së ekzekutimit të 40-vjeccarit Nexhat Rama nga ana e mekanikut, Cristiano Mossali.

Sipas asaj që shkruajnë m ediat italiane Cristiano Mossali i është afruar nga mbrapa Ramës dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë, dhe më pas e ka hipur në bagazhin e makinës duke e çuar në fshatin ku u gjet viktima, duke i vënë zjarrin.

“Dinamika e vrasjes duket mjaft e qartë. Nexhat Rama është sulmuar ndoshta nga prapa nga vrasësi i tij, i cili ka qëlluar të paktën një plumb në kokë, duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas ka ngarkuar trupin në të njëjtën makinë, duke e marrë atë në fshatin ku më pas iu vu zjarri, me trupin e Nexhatit brenda”, kjo është ajo që raportojnë mediat italiane.

Sipas hetimeve 53-vjeccari Cristiano Mossali, i kishte viktimës një borxh prej 50 mijë eurosh, të cilën nuk kishte mundësi që t’ia shlyente, kjo ka qenë edhe arsyeja që e ka shtyrë në krim.

Cristiano Mossali kishte përgatitur gjithçka për të kryer krimin e tij. Ditën e ngjarjes ai u kishte dhënë leje dy punonjësve të tij që të qëndronin në shtëpi, ndërsa familjes i kishte kërkuar që ta mbronin para karabinierëve në çdo rast, duke krijuar alibinë se ditën e vrasjes së shqiptarit ai kishte qenë duke drekuar me familjen.

Por mesa duket asnjë nga alibitë e Cristiano Mossali nuk është besuar nga ana e autoriteteve italiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME