Categories Lajme

EMRAT/ Me dokumente false, kapen tre të rinj në aeroportin e Rinasit

Policia e Shtetit gjatë kontrolleve të shtuara në Rinas, po përdor edhe bazë logjistike më e fundit për të parandaluar rastet e tentativave për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara. Blutë bëjnë me dije se eshte goditur një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm drejt Anglisë, me qëllim kërkimin e azilit politik.

“Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, duke përdorur edhe bazën logjistike bashkëkohore për evidentimin e rasteve të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”, shtetasit:

-I. K., 21 vjeç, mbajtës i pasaportës italiane, i cili udhëtonte me linjën ajrore me itinerar Itali-Rinas. Pas verifikimit në laborator pasaporta italiane dhe karta e identitetit italiane rezultuan të falsifikuara. Nga kontrolli në vijën e dytë iu gjet e fshehur në çantën e tij edhe pasaporta shqiptare me të dhënat e tij.

-A. A., 26 vjeç, mbajtës i pasaportës siriane, i cili ka paraqitur pasaportën siriane dhe biletë me destinacion Gjermaninë. Nisur nga dyshimet në shkrimin e vizës dhe elementet e sigurisë së vizës gjermane, janë krijuar dyshime se viza mund të ishte e falsifikuar. Pas kontrollit të detajuar rezultoi se viza ishte e falsifikuar.

Njëkohësisht, u bë i mundur dokumentimi dhe ndalimi i shtetases M. B., 22 vjeçe në dalje të Republikës së Shqipërisë, në vijim të hetimeve për ngjarjen e datës 23.08.2020, ku shtetasja shqiptare S. D. ka udhëtuar nga Italia në drejtim të Anglisë, e cila është kapur nga autoritetet angleze me dokumente të falsifikuara, kartë identiteti italiane dhe kartë shëndeti me të dhënat dhe gjeneralitetet e shtetases M. B. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME