Categories Lajme

EMRAT\ Policia ‘bastis’ lokalin në Lushnje, zbulon kokainë, heroinë dhe kanabis. Dy në pranga, dy në kërkim

Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim  nga ana e policisë në Lushnje, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë shtetasit Klejdi Çela dhe Zhanri Hajdari (Gjini), ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit Marsel Korreshi dhe Selim Koçi.

Të katërt personat e përmendur shisnin lëndë narkotike në një lokal në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnjë, i cili administrohej nga shtetasi Klajdi Çela.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë lokal, u gjetën 120 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 39 gram lëndë e dyshuar narkotike heroinë, si dhe dhjetëra doza të dyshuara lënde narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me 9 celularë, 1 automjet dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, lokali ku kryhej kjo veprimtari kriminale, u bllokua nga shërbimet e Policisë.

Njoftimi i policisë:

Operacioni, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet një grup kriminal që kishte përshtatur një ambient (lokal), për shitje dhe për përdorim të drogave të forta dhe të kanabisit.

Arrestohen në flagrancë 2 nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet operacionale të DVP Fier, pas një hetimi proaktiv disamujor, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Lushnjës, me mbështetjen e inteligjencës informative, për një grup kriminal që shiste droga të forta dhe kanabis në një lokal të përshtatur për këtë veprimtari kriminale, organizuan dhe finalizuan operacionn policor të koduar “Unik”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: Zh. H. (Gj.) (i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale), 33 vjeç dhe K. Ç., 27 vjeç, të dy banues në Lushnjë.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u shpallën në kërkim shtetasit M. K., 33 vjeç (i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale) dhe S. K., 29 vjeç, të dy banues në Lushnjë.

Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit proaktiv, rezultoi se këta 4 shtetas ushtronin në formën e grupit, veprimtarinë kriminale të shitjes së drogave të forta dhe kanabisit, në një ambient (lokal) në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnjë, i cili administrohej nga shtetasi i arrestuar K. Ç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë lokal, u gjetën 120 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 39 gram lëndë e dyshuar narkotike heroinë, si dhe dhjetëra doza të dyshuara lënde narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me 9 celularë, 1 automjet dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike. Gjithashtu, lokali ku kryhej kjo veprimtari kriminale, u bllokua nga shërbimet e Policisë.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. A., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap në lokal, duke blerë lëndë narkotike.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME