Categories Lajme

Emrat/ “Unë jam polic…”! Arrestohen 3 shqiptarë në Itali, njëri prezantohet si efektiv, çfarë bënë në 2 javë

“Unë jam një polic”. Kështu paraditen e djeshme Klisman Nikolli, 27 vjeç, shqiptar, është paraqitur para gjyqtarit kompetent për të vlerësuar legjitimitetin e arrestimit të tre të dyshuarve për bastisjet e vjedhjeve nga data 30 tetor deri më 15 nëntor në Veneto dhe Friuli.

Nikolli u bllokua nga karabinierët e kompanisë Portogruaro kur tentoi të kthehej në Shqipëri. Në dhomën e hotelit në San Stino di Livenza, ku ndodhej me bashkë të hetuarit Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç, valixhet e tyre tashmë ishin gati. Të tre prisnin një grua vendase që do t’i merrte dhe do t’i çonte në aeroport. Përkundrazi, çuditërisht, karabinierët u gjendën përballë tyre.

Të tre janë të dyshuar për 18, mes vjedhjes dhe tentativës për vjedhje në Portogruaro, Concordia Sagittaria, Musile di Piave dhe San Michele al Tagliamento. Në fokus kanë qenë dy bastisje në Azzano (dy tentativa) dhe po aq në dy shtëpi në Chions ku janë vjedhur 2000 euro dhe në një shtëpi tjetër 9000 euro dhe disa orë.

Të mbrojtur nga avokatet Ilenia Mëhilli të Gjykatës së Romës dhe Pasquale Crea të Trevisos, dje kanë ushtruar të drejtën e tyre për të mos u përgjigjur. Gjykatësi Rodolfo Piccin pranoi kërkesën e zv.prokurorit Carmelo Barbaro duke vendosur masën e sigurisë me burg për secilin prej të dyshuarve, masë kjo e bazuar në rrezikun e arratisjes dhe pistat e rënda të lidhura me pesë vjedhjet. “Do të vlerësojmë dokumentet e hetimit – komentoi avokati Crea – më pas do të apelojmë në Gjykatën e Apelit”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME