Categories Lajme

EMRI/ Gjykata e Lartë rrëzon Apelin e Vlorës, çon në burg Kryeinspektorin e IMT-së Himarë

Gjykata e Lartë e Vlorës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Apelit, duke vendosur masën “Arrest me burg” për kryeinspektorin e IMT-së të Bashkisë së Himarës, 37-vjeçarin, Melseid Nelaj.

Nelaj dyshohet se me veprimet dhe mosveprimet e tij ka lejuar ndërtime pa leje në zona të ndryshme të Himarë.

Njoftimi i plotë:  Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë bënë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Lartë, për shtetasin Melseid Nelaj., 37 vjeç, banues në Sarandë, Kryeinspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë

Gjykata e Lartë ka vendosur prishjen e Vendimit datë 28.07.2021, të Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila kishte vendosur masën “Detyrim paraqitje”, dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, datë 14.07.2021”, e cila ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”

Ky shtetas dyshohet se, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka lejuar ndërtime pa leje, në zona të ndryshme, në Himarë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME