Categories Lajme

EMRI/ I arrestuar 5 vite më parë në Tiranë, shqiptari që u gjet i groposur në Greqi humbi kontaktet më 4 shtator

Policia greke duket se është drejt identifikimit të kufomës së dekompozuar, i zbuluar më 19 shtator në një fushë në fshatin Mouriki të Tebës, pas gërmimeve të eskavatorit që po kryente punime për të vendosur një tubacion nëntoksor.

Burime bëjnë me dije se dyshohet se viktima është shtetasi Ilir Rrasa, 45-vjeç, pasi në trupin e tij u gjend karta e idenditetit me emrin e tij.

Mësohet se ai është arrestuar në Mars të vitit 2017 së bashku me Elirjan Rrasa dhe Agim Hajdari në Tiranë, pasi akuzoheshin për tre raste grabitjesh lokalesh. Po ashtu, Ilir Rrasa ka qenë i dënuar edhe para se të arrestohej në vititn 2017.

Burime bëjnë me dije se familjarët e Ilir Rrasës nga Elbasani e kanë patur kontaktin e fundit me të më 4 shtator, teksa 15 ditë më pas u gjet i gjysmë i groposur në Greqi.

Trupi i pajetë, sipas burimeve policore, ishte në gjendje dekompozimi. Aktualisht, trupi i viktimës ndodhet në morgun e Athinës për të përfunduar ekspertizat ligjore për të verifikuar nëse ka pasur vdekje të dhunshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME