Categories Lajme

Emri/ Tragjike: Vdes 29 vjeçari shqiptar, u godit nga polici me pistoletë elektrike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Essex të Britanisë së Madhe ku shqiptari Sali Byberi ka ndërruar jetë pasi u godit me një pistoletë elektrike nga një oficer policie. Lajmi është publikuar së fundmi nga mediat britanike, ku bëhet me dije se Sali Byberi i cili menaxhonte një lavazh në Essex, ka sulmuar një prej oficerëve të policisë dhe ky i fundit ka përdorur ngarkesën e pistoletës elektrike ndaj tij duke e goditur shumë herë, gjë që ka rezultuar fatale për të.

Ngjarja ka ndodhur të hënën e 21 nëntorit, ku policia britanike u njoftua për trazira në lagjen ku ndodhej lavazhi që menaxhonte shqiptari. Pas pranisë së policisë për të zgjidhur përplasjet mes disa banorëve, Byberi ka goditur një prej oficerëve dhe ky i fundit i është përgjigjur me pistoletë elektrike.

29 vjeçari ishte baba i tre fëmijëve ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e tij. Viktima ishte baba i tre fëmijëve, ndërsa familja e tij është në kërkim të drejtësisë. Përmes avokatëve të tyre ata kanë treguar traumën që kanë pësuar që prej vdekjes së djalit të tyre.

“Ende nuk mund ta besojmë se çfarë ndodhi dhe si na e morën Saliun. Është pothuajse e pamundur të gjesh fjalët për të përshkruar dhimbjen dhe dhimbjen që ndjejmë. Kemi kaq shumë pyetje dhe gjithçka që shpresojmë tani është të paktën që të marrim përgjigje”- është shprehur motra e viktimës në intervistën e dhënë për mediat britanike.

Ndërsa partnerja e Byberit, L. Mafra, 31 vjeç, tashmë ka mbetur e vetme në rritjen e fëmijëve të tyre, Akil tetë vjeç, Egilson gjashtë dhe Fabio, pesë vjeç.

Policia e Essex-it ndërkohë po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME