Categories Lajme

EMRI/ Vidhte banesa dhe digjte makina, pranga 24-vjeçarit në Vaun e Dejës

Policia e Shkodrës ka arrestuar autorin e katërt të dyshuar për vjedhje të disa banesave dhe djegie të disa makinave.

Sot blutë e Shkodrës arrestuan shtetasin Klodian Dibra., 24 vjeç i cili së bashku me tre shtetasit e ndaluar të hënën, R. G., G. D., F. J., kanë djegur 4 automjete dhe kanë vjedhur shuma parash dhe sendesh me vlerë në 6 banesa gjatë periudhës shtator-nëntor 2023. Sipas autoriteteve mbetet ende në kërkim shtetasi A.N.

Njoftimi i plote

Vijon operacioni policor i koduar “Polinomi”, i zhvilluar ditën e djeshme, për zbardhjen e 8 ngjarjeve kriminale në fushat e vjedhjes dhe shkatërrimit të pronës, të kryera gjatë vitit të fundit, nga 5 shtetas që vepronin si grup.

Bashkautor për djegien e 4 automjeteve dhe për kryerjen e 6 vjedhjeve në banesa në Vaun e Dejës dhe në Shkodër, lokalizohet dhe vihet në pranga 24-vjeçari i shpallur në kërkim.

3 shtetas të tjerë të implikuar në këto ngjarje kriminale, u vunë në pranga dje, gjatë operacionit “Polinomi”.

Si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve të tjera operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, të kryera në vijim të operacionit policor të koduar “Polinomi”, u kap në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, shtetasi i shpallur në kërkim K. D., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se 24-vjeçari dhe shtetasit R. G., G. D., F. J. (të arrestuar dje) dhe A. N. (ende në kërkim), të organizuar si grup, më datat 18.11.2022 dhe 10.01.2023, kanë djegur 4 automjete, ndërsa gjatë periudhës shtator-nëntor 2023, kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, në 6 banesa, në Vaun e Dejës dhe në Shkodër.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. N., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, po kryhen hetime për të zbardhur dhe provuar ligjërisht ngjarje të tjera kriminale kundër pronës dhe pasurisë, që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME