Categories Lajme

EMRI/ Vrau gruan me çekiç në sytë e fëmijëve, gjykata merr vendimin drastik për shqiptarin

Gëzim Alla, muratori shqiptar 53-vjeçar që vrau me çekiç bashkëshorten e tij 38-vjeçare Dorina Alla në prill të vitit 2021, u dënua me burgim të përjetshëm. Dënimi u dha nga Gjykata e Assizes e Vicenza-s, e kryesuar nga Antonella Toniolo, mëngjesin e sotëm të 22 dhjetorit.

Sipas mediave italiane, krimi i tmerrshëm ndodhi në apartamentin e çiftit në Pove del Grappa, ndërsa fëmijët e mitur të çiftit ishin fshehur nga frika nën shtrat në dhomën e tyre.  Sipas rrëfimit të autorit të mbrojtur nga avokatja Chiara Bellini, vrasja është shkaktuar nga disa fraza ofenduese të gruas së tij, e cila pasi e ofendoi, e pështyu.

Gjykata gjithashtu e dënoi burrin me dëmshpërblim pasuror dhe jomaterial, me një shumë të përkohshme të menjëhershme prej 100,000 euro për çdo fëmijë, si dhe urdhëroi konfiskimin e përgjegjësisë prindërore. megjithatë, rrethanat rënduese të mizorisë, të cilat prokurorja Alessandra Block i kontestoi ndaj të akuzuarit, u përjashtuan.

Pas ngjarjes së rëndë, 51-vjeçari shqiptar ka telefonuar policinë dhe ka pranuar krimin, pasi është vetëdorëzuar. Çifti shqiptar kishte dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç, të cilët kanë parë ngjarjen makabre dhe janë tmerruar. Prej vitti 2017 familja shqiptare ishite transferuar në komunën Pove Del Grappa, ndërsa autori i vrasjes punonte si murator. Fëmijët minorenë janë marrë në kujdesje nga disa familjarë që jetojnë në Itali

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME