Categories Lajme

Energji nga burime të rinovueshme/ Interes për ndërtimin e një impianti eolik në zonën e Semanit, në Fier

Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë si një vend atraktiv për ndërtimin e impianteve eolike për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, pasi ofron burime të shumta.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se shoqëria “NATURAL ENERGY SYSTEM” sh.p.k ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë saj, aplikimin për ndërtimin e një impianti eolik për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, me kapacitet 3 MW, në zonën e
Semanit, në Fier. Aplikimi i detajuar i shoqërisë “NATURAL ENERGY SYSTEM” sh.p.k, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është bërë në datën 16 shtator.

Edhe kompani të tjera kanë kërkuar të hyjnë në treg për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme.

Hidrocentrali i Lanabregasit, i ndodhur vetëm 6 kilometra larg Tiranës në fshatin me të njëjtin emër pritet të diversifikojë burimin e prodhimit të energjisë, pasi po shikon mundësinë e ndërtimit të centralit elektrik me erë.

Në Agjencinë e Prokurimit Publik gjatë muajit qershor është publikuar njoftimi ku kërkohet shërbim konsulence për hartimin e projektit të centralit elektrik me erë në favor të HEC Lanabregas.

Ndërsa në fund të muajit korrik u bë nënshkrimi i marrëveshjes zbatuese mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë prestigjioze “Voltalia”, për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë. Ky projekt është 140 megavat, është më i madhi në Ballkanin Perëndimor.

Kjo marrëveshje i hap rrugë ndërtimit të kantierit të madh të energjisë diellore, ku kompania franceze do të investojë 100 milionë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME