Categories Lajme

Eni Cobanit i del situata nga kontrolli, Ardit Gjebreas i ‘bie te fiket’ duke qeshur

Klitoni dhe Hairi janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare për të zgjidhur një çështje që i mundon për rreth 7 vitesh. Hairi është gjyshi i nuses së Klitonit, i cili i ka shitur një tokë për 10 mijë Euro.

Hairi i ka marrë këto para por Klitoni nuk ka as tokën dhe as paratë. Toka ka dalë me probleme dhe Hairi ia ka shitur pavarësisht këtyre problemeve. Klitoni i kërkon lekët e tij dhe me të drejtë, por Hairi thotë se i ka ngrënë të gjithë lekët dhe nuk ka çfarë t’i japë, madje thotë që t’i harrojë ato lekë.

Eni Çobani: Ore pse i more 10 mijë Euro? Ti të pakten ia kishe marrë gjysmat, si ia more të gjitha? Hairi: Hë pse ia mora të gjitha? Po kishte para ai, pa mi dha. Kishe para kishe se punove Gjermani e kishte. Ti kisha kërkuar unë, ti të më thuash mua na…

Eni Çobani: Uaa, si borxh i doje? Hairi: Nuk ke turp të më sillje mua këtu burrin 77 vjeç me nipër, mbesa, çupa me dhëndëruq dhe të më sjellësh ti këtu. Për çfarë më sjell mua këtu që të më bjerë të fiktë, jam me diabet. Jazëk të qoftë.

Ardit Gjebrea: I thotë edhe jazëk (qesh). Klitoni: Po ti qenke mashtrues, ke gënjyer mbesën tënde, pastaj mua. Hairi: Thuaj çfarë të duash, unë nuk jam mashtrues, mashtrues je ti dhe maskarenj. Kliton: Edhe lekët na i more edhe qenkemi maskarenj?Hairi: Klitonit nuk kam se çfarë i bëj tani, ai nuk ka para fare.

Eni Çobani: Ua po pse, ku i çove? Hairi: Nuk kam, çfarë t’i jap jetën? Kisha nevojë, hëngra i thonë 7-8 vite Klitoni: Mos do ca të tjera të të jap?Hairi: Ke ca ti, të më japësh para? Unë s’kam. Klitoni: I dashke ë? Hairi: Nuk kam para unë për t’ja larë borxhin Klitonit. Eni Çobani: I ke marrë 10 mijë euro dhe ia ke lënë belanë këtij. Hairi: Me paratë e tij unë mbylla hallet e mia. Eni Çobani: Pra i mbylle hallet, po hallet e tij kush i lan?

Hairi: Tani hallet e tij i mbyll ajo toka që është në vend, burri luan, toka nuk luan. Sa ka ngrënë ajo tokë dhe do hajë. Moderatori Ardit Gjebrea gjatë debatit nuk ka mbajtur as të qeshurën për mënyrën se si Hairi po fliste dhe i kërkon falje publikut sepse një gjë e tillë nuk ka ndodhur prej 9 vitesh në “Shihemi në Gjyq”. Ardit Gjebrea: Kërkoj ndjesë pafund. Ju kërkoj ndjesë, nuk më ka ndodhur në 9 vite që jemi bashkë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME