Categories Lajme

Erdogan flet për vaksinën turke: Ajo që ne do të prodhojmë, do të jetë e disponueshme për të gjithë njerëzimin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe solidaritetit në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), tha se vaksinat e zhvilluara duhet të jenë të disponueshme dhe të ndara nga i gjithë njerëzimi, në vend që të thellojnë padrejtësitë ekzistuese.

Erdogan përmes video-konferencës mori pjesë në Samitin G20, që aktualisht kryesohet nga Arabia Saudite. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të samitit, presidenti turk kujtoi faktin se epidemia e koronavirusit vazhdon të kërcënojë të gjithë njerëzimin dhe tha se ata që ndodhen në të njëjtën anije ndajnë të njëjtin fat. Duke theksuar se nuk është e mundur të luftohet pandemia pa bashkëpunim dhe solidaritet, Erdogan tha se bota, veçanërisht vendet e zhvilluara, nuk e kaluan testin e ndihmës dhe solidaritetit gjatë procesit të pandemisë.

Sipas tij, vendet e dobëta ekonomikisht gjatë pandemisë praktikisht janë lënë të vetmuara. “Në këtë kontekst, Turqia ka siguruar ndihmë për 156 vende dhe 9 organizata ndërkombëtare. Duke siguruar mbështetje për 15 vende anëtare të G20, ne kemi siguruar gjithashtu licenca blerjeje dhe eksporti nga vendi ynë”, tha Erdogan.

Ai theksoi se ishte shumë i kënaqur për të marrë lajme inkurajuese në lidhje me vaksinën e bërë nga dy shkencëtarë me origjinë turke në Gjermani. “Por, këtu ka një pikë që duhet adresuar. Vaksinat e zhvilluara duhet të jenë në dispozicion dhe pronë e përbashkët e të gjithë njerëzimit, në vend që të thellojnë padrejtësitë ekzistuese. Në këtë kontekst, platforma G20 duhet të zhvillojë dhe menaxhojë mekanizmat për të siguruar një qasje të drejtë ndaj vaksinave për të gjithë. Turqia, e cila aktualisht po punon në gjithsej 16 projekte të vaksinave, në njërën prej të cilave kemi filluar testimin tek njerëzit, vepron me këtë kuptim. Vaksinën të cilën do ta prodhojë Turqia, do ta bëjmë të disponueshme për të gjithë njerëzimin”, tha Erdogan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME