Categories Lajme

Erë e fortë, dallgë ne det dhe temperatura në minus, si parashikohet moti për sot

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të dominojnë të gjithë vendin tonë për gjatë gjithë 24_orëshit, duke sjellë në territor vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë në Shqipëri reshje shiu. Pritet që në zona të izoluara reshje të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar, më të dukshme në zonat Jugore dhe Veriore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga-1°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Juglindor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Brigjet e detit të Zi dhe pjesërisht Europa Qëndrore paraqiten me kthjellime dhe kalime vranësirash. Por pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë në mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të Europës Jugore. Ndërsa Vendet Nordike dhe Europa Lindore do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dëndura të dëborës.

Kosova

Orët e para të ditës do të jenë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin. Por pjesa e dytë e ditës zhvillon vranësirat në të gjithë territorin e Kosovës duke sjellë reshje, ku më të fokusuara do të jenë në zonat perëndimore.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës në MV do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të shpeshta të vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta. Por në vijim vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin duke bërë që edhe reshjet të jenë më të shumta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME