Categories Lajme

Erozioni kërcënon brigjet e plazhit të vjetër në Vlorë

Erozioni kërcënon sipërfaqe të tëra plazhi dhe pyjesh në Vlorë. Gërryerja e plazhit dhe brezit të gjelbër ka krijuar një situatë alarmante duke bërë që pishat 70 vjecare të shkojnë në det por dhe plazhi të zhduket nga viti në vit.

Banorë dhe peshkatarë tregojnë se plazhi para disa vitesh ka qenë rreth 100 m, ndërsa sot është i mbuluar nga uji i detit, i cili po shkatërron edhe pishat shumë vjecar.

“Kam 50 vjet që peshkoj , ka shumë ndryshime, pishat janë rrëzuar. Deti ka ardhur dhe i merr te gjitha pemët përpara. Duhet të ketë një barrierë mbrojtëse.  Sapo ka 4-5 balle det, uji vërshon në mes të pishave”, shprehet njëri prej banorëve.

Sipas specialistit të mjedisit, Simo Ribaj, kjo gjendje është kritike në të gjithë vijën bregdetare dhe shkak është i ndryshimeve klimaterike dhe kjo që ndodh në Vlorë është produkt i saj.

“Ndryshimi në vite është i dukshëm , situata ketu është katastrofë. Duke shtuar pemët mund të rikuperojmë situatën.  Hartimi i projekteve të posaçme për ruajtjen e pyjeve,  ti themi stop zjarrvënies.  Edhe pse ka pasur nisma shoqatash për mbjelljen e pemëve  ata që e kanë për detyrë sic janë vendimmarrësit duhet të reagojnë dhe të marrin masa të menjëhershme pasi nuk do tē ketë kthim mbrapa dhe dëmet do të jenë të paparashikueshme”, shprehet ai.

Përgjegjësi  i sektorit te pyjeve  dhe kullotave, pranë bashkise Vlore, Llazar Gjoncaj tha se ende nuk ka një projekt por janë duke u bere studime të mirëfillta për ti dhënë zgjidhje situatës.

“Është rreth një km zona në fund të plazhit të vjetër ku ka vite të tëra që është e ekspozuar e kjo duket qartë edhe në vijën e bunkerëve  të mbrojtjes që ishin bëre në kohën e sistemit të kaluar të cilët sot ndodhen ne det.Ka filluar po futet edhe te rreshti i parë i brezit të parë të pishave  është një shqetësim qe ne e kemi ndaj të cilit konkretisht nuk kemi marre ende masa por në vijim nëpërmjet një studimi të mirëfilltë dhe me eksperiencën nga vende të tjera do të mund të realizojmë një ndërhyrje”, thotë ai. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME