Categories Lajme

Është ende i gjallë, por ish-gruaja e deklaron pa jetë duke i ndërtuar një varr

Alan Hattel, 75 vjeç nga Skocia, me profesion saldator ishte ndier shumë i vetmuar pasi për shumë muaj miqtë e tij dhe të afërmit nuk e kishin telefonuar.

Vetëm pak kohë më parë ai kuptoi se e gjithë kjo situatë ishte si pasojë e ish-bashkëshortes së tij, e cila i kishte ndërtuar një varr të moshuarit edhe pse ai është ende i gjallë. “Njerëzit mendojnë se kam vdekur. Telefoni nuk ka rënë prej disa muajsh. Në fillim nuk e dija pse po më ndodhte kjo, por tani e di se përse nuk ka pyetur njeri për mua. Unë as që dua të varrosem”, u shpreh Alan.

75-vjeçari ka drejtuar gishtin për këtë veprim nga ish-gruaja e saj, edhe pse ato kanë 26 vite të ndarë. Ai mendon se ajo e ka bërë një akt të tillë me qëllim që të varrosen pranë njëri tjetrit, kur të vij koha që do të ndahen nga kjo jetë.

“Unë kurrë nuk kam thënë se dua të varrosem pranë ish-bashkëshortes sime. Të mësosh se e ke gati varrin në kohën kur je gjallë nuk është diçka që ndodh çdo ditë”, tha i moshuari. E përditshmja britanike “Daily Mail” shkruan se autoritetet lokale nuk kanë pranuar të ndërhyjnë në një situatë të tillë, me arsyetimin se kjo është një çështje private.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME