Silva Bino, shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik ka konfirmuar lajmin se drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho, është e prekur me COVID. Në një intervistë në Repolitix, Bino u shpreh se Braho për momentin është mirë. “Është mirë për momentin, kam folur në telefon”, ka thënë Bino. Lajmi për infektimin e shefes e ISHSH është raportuar sot dhe mësohet se Vjollca Braho është shtruar tek “Shefqet Ndroqi”. Ajo prej ditësh ka qenë me simptoma dhe sot ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore.
Categories
Lajme