Categories Lajme

“Është tallje me qytetarët”, të gjithë kundër PS-së për listat, Hajdari: Janë hileqarë

Deputetja Rudina  Hajdari e ka quajtur një tallje me qytetarët propozimin e PS-së për listat e deputetëve, që sipas saj do të vijojnë të jenë të mbyllura. Në një intervistë për Fax News, Hajdari tha se socialistët do të duhet të reflektojnë sa më parë, dhe të heqin dorë nga propozimi i tyre për listat që në fakt do të jenë të mbyllura nëse miratohet propozimi i Damian Gjiknurit. “Duhet të fitojnë ata kandidatë që marrin më shumë vota prej qytetarëve, dhe jo ata që zgjedhin kryetarët e partive.

Këta e marrin votuesin si një individ që nuk di të zgjedhë, kjo është një tallje me qytetarët, është një hile e gjetur prej socialistëve. Mendoj që jemi në një pozicion ku PS është e vetme në këtë propozim, bën hile dhe tregon se kryeministri do ti mbajë listat e mbyllura, ashtu siç kanë qenë derimë tani.

Ju e dini që nuk ka shumë kohë, dhe duhet të merren vendime, pasi jemi në limitet e afateve. Ftoj PS-në që të reflektoj në propozimine e saj pasi nuk ka më kohë”, u shpreh Hajdari. Ndërkohë Damian Gjiknuri nga ana e tij tha sot se listat reflektojnë frymën e ekipit, dhe se kandidatët nuk mund të hyjnë në Kuvend nëse nuk do të ishin propozime të partive politike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME