Categories Lajme

Europol e nxjerr me foto dhe emër, kush është shqiptari që Luksemburgu e futi në listën e zezë

Europol dhe Rrjeti Evropian i Ekipeve Aktive të Kërkimit të Arratisur (Enfast) më 29 shtator publikuan katër persona më të rrezikshëm që janë shpallur në kërkim për krime në Luksemburg. Më shumë se 50 të arratisur të lidhur me grupet e krimit të organizuar i janë shtuar listës, por 4 të lartpërmendurit janë më të rrezikshmit, mes tyre edhe një shqiptar.

Sipas Policisë së Luksenburgut, Edinjo Pulti, ka përdorur një thikë për të goditur disa herë dy burra më 2 gusht 2020 në Petange, duke plagosur rëndë njërin prej tyre. Më 20 shkurt mësohet se është lokalizuar për herë të fundit në një lokal në Shkodër të Shqipërisë, por deri më tani nga pala shqiptare nuk ka pasur sinjalizim se është ndërmarrë ndonjë aksion për kapjen e tij.

Në gusht të këtij viti, Edinjo Pulti, i dyshuar për një tentativë vrasjeje dhe i kërkuar në mbarë botën, shpall pafajësinë e tij në një email drejtuar Luxemburger Wort. Ai pretendon se nuk është vrasës dhe nuk ka pasur kurrë armë, por se shtypi i ka përhapur të gjitha akuzat e rreme ndaj tij. Ndaj dhe ka dhënë versionin e tij të historisë me një email.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME