Categories Lajme

Evropa bëhet gati për pushimet verore, mediat e huaja: Ja si do funksionojë Greqia dhe Spanja me turistët e huaj

Mediat e Evropës veriore gëzonin sot duke njoftuar se sistemi i “pasaportave të vaksinës” po rikthehet në funksion për sezonin e pushimeve që nis prej majit. Lajmi vjen pasi Greqia njoftoi planet për rihapjen për pushuesit prej mesit të majit ndërsa Qipro tha se mirëpret evropianët e vaksinuar prej 1 majit.

Ministri i turizmit të Spanjës Reyes Maroto tha sot: “Ne do të vendosim të parët në funksion sistemin e pasaportave dixhitale që prej panairit të turizmit FITUR që nis më 19 maj”.

Mediat angleze thonin se qytetarët atje mund të shkojnë lirisht në Spanjë nëse kanë bërë vaksinën, si dhe nga vende të tjera të cilat nuk janë përfshirë në listat e kuqe ndërkombëtare të rrezikut të Covid-19. Liderët e BE po punojnë për certifikatat e vaksinës me qëllim rinisjen e industrisë turistike në bllok.

Dje ministri grek i turizmit Harry Theocharis tha se vendi do të hapet prej 14 majit për turistët ndërkombëtarë të cilët janë të vaksinuar, kanë antitrupa ose kanë një provë testi negativ Covid.

Duke folur në panairin tregtar ITB në Berlin Theocharis tha: “Ambicja jonë e vetme është të lejojmë të gjitha ta që dëshirojnë të vizitojnë vendin tonë”, por shtoi se pushuesit do të jenë objekt testesh koronavirusi kur kjo të kërkohet nga autoritetet. Ministri i turizmi të Qipros, Savvas Perdios tha dje: “Kemi informuar Britaninë se prej 1 majit do të lehtësojnë ardhjen e turistëve britanikë që janë vaksinuar, pa pasur nevojë testi negativ apo karantine.”

Qiprioti shtoi se të vaksinuarit duhet ta kenë bërë këtë vetëm me vaksina të aprovuara nga agjencia mjekesore evropiane EMA.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar planet e “pass-it të gjelbër dixhital” që do të nisë prej këtij muaji për rinisjen e udhëtimeve të turizmit dhe biznesit në kontinent.

Pass-i do të jetë i ngjashëm me versionin e lëshuar në Izrael, dhe u lejon njerëzve të provojnë se janë vaksinuar apo kanë rezultuar negativë në testin për Covid-19. Qeveria britanike tha muajin e kaluar se udhëtimet me jashtë për pushime do të nisin jo më herët se 17 maji.

Ndërsa Izraeli ka lëshuar kartat e gjelbra të koronavirusit, që u lejojnë njerëzve të përdorin ambjente si restorante, palestra apo vende defrimi pasi janë vaksinuar.

Një ‘pass’ i tillë kërkohet edhe nga vende të varura prej turizmit si Greqia, për të shërbyer si pasaportë që u eviton njerëzve testimet apo mbajtjen e karantinës. Vende si Franca e Gjermania janë ankuar se kjo do të krijojë një shoqëri të ndarë në dy klasa, ku ata që nuk kanë marrë ende injeksionin, jetojnë nën kufizime të padrejta.

Ministrja e jashtme belge Sophie Ëilmes përsëriti dje këto shqetësime duke thënë se “parimi i mos-diskriminimit është më i rëndësishëm, pasi vaksinimi nuk është i detyrueshëm, madje edhe aksesi ndaj vaksinës nuk është ende plotësisht i përgjithësuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME