Categories Lajme

Familja Muceku në Burrel bën apel për ndihmë nga shteti (Video)

Kjo është familja Muceku në qytetit e Burrelit. Familja prej katër anëtarësh jeton vetëm me 4800 lekë ndihmë ekonomike, ndërsa kryefamiljarët Bashkimi e Vasilika  janë të papunë.

Përveç mungesës së të ardhurave, banesa në qoftë se mund të quhet e tille nuk është e tyre. Për këtë godine e cila është tërësisht e shkatërruar ata paguajnë qira. Në kohë me shi gjithçka që bie jashtë futet edhe brenda. Vasilika, thotë se 15 vitesh ajo jeton me frikën se banesa do t’i zërë Brenda, ndërsa meraku më i madh janë fëmijët.

“Unë nuk fle gjumë, se kam frikë se do të më shembet shtëpia, të paktën të shpëtojnë fëmijët.” Vasilika iu bën apel shoqatave apo instancave shtetërore ta ndihmojnë, duke iu siguruar një banesë apo punë për të. “Me 48 mijë lekë ndihmë që marr unë nuk mund të marr një shtëpi me qira.” Djali i vogël i familjes, Aleksandro thotë se këto dy muaj nuk ka mundur të zhvillojë mësimin online pasi nuk ka pasur telefon me internet.

“Kam qejf që ta kem një telefon që të bëj detyrat.” Kjo familje i ka sytë nga instancat shtetërore për t’iu ardhur sadopak në ndihmë e për të garantuar një jetesë normale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME