Categories Covid-19, Lajme

Fauci kritikon Britaninë: Nxitoi në aprovimin e vaksinës

Anthony Fauci, eksperti i njohur amerikan për sëmundjet infektive, ka kritikuar Mbretërinë e Bashkuar për procesin e aprovimit të vaksinës për Covid-19. Ai thotë se rregullatori britanik nxitoi në aprovimin e vaksinës anti Covid. “Nëse aprovimi ndodh shpejt dhe në mënyrë sipërfaqësore, qytetarët nuk do të duan të vaksinohen”, tha virologu i njohur për Fox News. Fauci shtoi se vendimi i rregullatorit amerikan për vaksinën do të vijë shumë shpejt, ndërsa mbrojti procesin shqyrtues të Administratës për Ushqimin dhe Ilaçet, FDA.

“Ne vëzhgojmë të dhënat me shumë kujdes për t’i garantuar publikut amerikan se kjo është një vaksinë e sigurt dhe efikase”, u shpreh Fauci. Ndërkohë, të mërkurën, Mbretëria e Bashkuar u bë shteti i parë i botës që aprovoi përdorimin emergjent të vaksinës së zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech ndaj koronavirusit të ri.

Produkti i tyre, sipas të dhënave nga testet klinike, ka treguar një efektivitet deri në 95%. Përdorimi i gjerë i vaksinës pritet të nisë javën e ardhshme, ku përparësi do të ketë personeli shëndetësor dhe të moshuarit. Britania ka porositur 40 milionë doza, për të vaksinuar 20 milionë njerëz me dy faza

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME