Categories Lajme

Fax News në familjen Filopati ku u vranë motër e vëlla, autori i zuri pritë kur ktheheshin nga Rrësheni, Vladisoni kishte pak ditë që…

Fax News ka udhëtuar sot në drejtim të Kodër Rrëshenit, ku familja Filopati ka hapur dyert e mortit, pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Fatmir Kolecaj, i cili njihej si një person problematik dhe i dhunshëm, mbërriti mbrëmjen e djeshme në banesën e familjes Filopati dhe vrau Esmeraldën dhe Vledison, ish-bashkëshorten e tij dhe të vëllanë e saj.

Gazetarja Denisa Mahmutaj raporton se 46-vjeçari iu ka zënë pritë dy viktimave në derën e shtëpisë, pasi Vledisoni kishte shkuar për të marrë nga puna të motrën, e cila kishte nisur punë si shitëse në një nga marketet e qytetit të Rrëshenit.

Vledison Filopati kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer nga Italia, ku jetonte dhe punonte si emigrant, ndërkohë që mbeti viktimë nga ish-bashkëshorti i motrës së tij, i cili kishte kryer dhe 15 muaj burg për dhunë në familje.

Martesa e Esmeralda dhe Fatmir Kolecajt ishte shoqëruar vazhdimisht me probleme, ndërsa dëshmitare të dhunës së vazhdueshme që ushtrohej ndaj së ëmës kanë qenë dhe tre vajzat e mitura të çiftit.

Pas divorcit të prindërve të tyre, Gjykata kishte vendosur që tre vajzat të qendronin me nënën e tyre, gjë që nuk është pranuar asnjëherë nga ana e Kolecajt, i cili pas problemit edhe me alkoolin, duket se ka ndërmarrë këtë akt ekstrem.

Precedentët e dhunës në familje, dhe 15 muaj burg për Kolecajn

15 muaj burg për dhunë në familje, nuk e kanë bërë të reflektojë aspak 46-vjeçarin Fatmir Kolecaj, i cili qëlloi dje për vdekje ish-bashkëshorten e tij Esmeralda Filopati dhe të vëllanë e saj Vledison Filopati.

Gjithçka ndodhi në banesën e dy të rinjve që u ekzekutuan mizorisht, ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme tre vajza të vogla nuk do ta shohin më të ëmën e tyre, për shkak se i ati ua vrau.

Kolecaj ishte dënuar nga Gjykata e Lezhës me 15 muaj burg, në një vendim të dhënë në 15 Janar të 2018-tës, për akuzën e dhunës së familjes dhe armëmmbajtjes pa leje.

Në vendimin e Gjykatës asokohe, thuhej se duke iu referuar deklarimeve të së dëmtuarës Esmeralda Kolecaj (Filopati), provohet se marrëdhëniet bashkëshortorë të saj me të pandehurin Fatmir Kolecajn janë karakterizuar nga grindje e mosmarrëveshje, të pasuara nga veprime të dhunës fizike dhe psikike të shkaktuara prej të pandehurit mbi bashkëshorten e tij, të cilat kjo e fundit nuk i ka denoncuar më pare në Polici për arsye se i pandehuri e kërcënonte me fjalët: “Do të vras po njoftove Policinë…” duke shoqëruar përdorimin e këtyre fjalëve me praninë e një arme zjarri të mbushur prej tij.

Rasti i fundit, të cilin e dëmtuara Esmeralda Kolecaj e ka denoncuar në Polici, është ai i orës 16:00, të datës 12.07.2017, në të cilën i pandehuri sapo ka hyrë në banesë ka filluar ta godasë me shuplaka bashkëshorten e tij, pastaj ka marre një tub gome dhe me të e ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit për rreth një orë.

E dëmtuara, Esmeralda Kolecaj (Filopati) ka mundur të telefonojë babain e saj, të cilit i ka bërë me dije faktet e mësipërme, ndërsa ky i fundit ka njoftuar Policinë. Në këtë moment i pandehuri ka shkuar në banjon e banesës dhe ka marrë një armë zjarri që e mbante pa leje te organeve kompetente, të cilën e ka vendosur në tavolinë, ndërsa bashkëshortes se tij i ka thënë: “Të parën do të vras ty, pastaj do merrem me ato”.

Pas rreth 30 minutash nga kryerja e veprimeve të mësipërme, i pandehuri ka dalë bashkë me armën në oborrin e banesës dhe është rikthyer në banesë, duke mos e pasur armën me vete.

Por megjithë arrestimin, burgun, dhe divorcin, Fatmir Koleci nuk e pranoi dot që ish-bashkëshortja e tij të vijonte jetën e saj, dhe mbrëmjen e djeshme pas një sherri që ka shkaktuar në oborrin e familjes Filopati, iu mori jetën dy të rinjve, motër e vëlla.

Pas ngjarjes ai arriti tia mbathte, ndërkohë që policia e Rrëshenit kërkoi ndihmën e forcave RENEA për kapjen e tij, që derimë tani nuk ka mundur që të realizohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME