Lajme

Festa e Pavarësisë, Joe Biden letër urimi Metës: Luftoni korrupsionin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka uruar presidentin shqiptar, Ilir Meta, me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë. Letra e Presidentit Joe Biden, drejtuar Presidentit Ilir Meta: 28 nëntor 2021, Me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta ka marrë një mesazhi të ngrohtë urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joseph R. Biden Jr., ku shkruhet:

“I dashur Zoti President, Në Ditën tuaj të Pavarësisë, e uroj Shqipërinë në emër të popullit amerikan!

Këtë vit ne përkujtojmë tridhjetëvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike dhe festojmë një miqësi të mbështetur në lidhjet e familjes dhe historisë, si dhe mbi vlerat tona demokratike dhe përkushtimin ndaj të drejtave të njeriut, që ndajmë sa bashku. Ato që Shqipëria ka arritur që nga viti 1991 janë mbresëlënëse.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: