Categories Lajme

Festa e Pavarësisë/ Kryemadhi: Ky vend është i bekuar, por njerëzit tanë po kërkojnë një jetë me dinjitet larg tij

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka uruar për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit tonë Kombëtar. Në postimin e saj në rrjetet sociale, kryetarja e LSI vë gishtin mbi “plagën” e fenomenit të largimit të shqiptarëve nga vendi. “Sot ne nuk jemi në kushtet më të mira për të festuar, pasi shumë shqiptarë po largohen, të nxitur nga papunësia dhe pamundësia ekonomike.

Ky vend është i bekuar me të gjitha të mirat, mirëpo njerëzit tanë po kërkojnë të drejtën për një jetë me dinjitet dhe më shumë mundësi larg tij. Të realizojmë misionin e gdhendur në Himnin Kombëtar, që Shqipëria të rrojë e fortë dhe të punojmë sëbashku për ta ndërtuar atë më të begatë”, shkruan Kryemadhi. Postimi i plotë: Për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, gëzuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit tonë Kombëtar! ????????

Sot ne nuk jemi në kushtet më të mira për të festuar, pasi shumë shqiptarë po largohen, të nxitur nga papunësia dhe pamundësia ekonomike. Ky vend është i bekuar me të gjitha të mirat, mirëpo njerëzit tanë po kërkojnë të drejtën për një jetë me dinjitet dhe më shumë mundësi larg tij.

Le të valvitet i lirë ndër shekuj ky flamur kuq e zi dhe të na frymëzojë në veprimet tona, përmes vlerave të përbashkimit që kanë demostruar ata njerëz të mëdhenj që na e mundësuan këtë ditë! Të realizojmë misionin e gdhendur në Himnin Kombëtar, që Shqipëria të rrojë e fortë dhe të punojmë sëbashku për ta ndërtuar atë më të begatë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët! ????????

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME