Categories Lajme

Festat e fundvitit, Policia e Vlorës përforcon masat e sigurisë

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në të gjithë qarkun e Vlorës janë proceduar penalisht nga policia 50 shtetas. Sipas njoftimit për shtyp të policisë, 42 prej tyre janë proceduar në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme.

“U ndaluan 5 shtetas në kërkim pjesërisht edhe të dënuar nga Gjykata për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, u arrestuan në flagrancë 3 drejtues automjetesh të cilët janë kapur në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugorë, si dhe janë vendosur në total 410 masa administrative për drejtuesit e mjeteve për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor”, thekson policia.

Po ashtu janë plotësuar 8 kërkesë padi me qëllim për tu pajisur me Urdhër Mbrojtjeje.

Policia e Vlorës bën të ditur se janë organizuar shërbime të posaçme për kontrollet rutinë të objekteve që tregtojnë fishekzjarre apo lëndë të tjera piroteknike me qëllim bllokimin dhe sekuestrimin e tyre për sigurinë e qytetarëve.

Sipas policisë vazhdon puna për pikasjen dhe renditjen në grafikë të pikave të basteve apo lloto-sporteve me qëllim mbylljen e tyre në vijim duke filluar që në Janar të 2019-ës.

Të gjitha strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë do të vijojnë punën intensive dhe me përkushtim me qëllim kapjen e personave me rrezikshmëri shoqërore, atyre në kërkim apo vendosjen para përgjegjësisë penale kundrejt çdo personi tjetër që kryen veprime antiligjore me qëllim ruajtjen e rendit dhe të sigurisë së qytetarëve veçanërisht në festat e fund vitit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME