Categories Lajme

Festat e Nëntorit, euro shënon rënie drastike

Monedha e përbashkët europian është zhvlerësuar për kundrejt lekut duke arritur pranë nivelit më të ulët të këmbimit në 11 vjet. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer me 124.3 lekë, apo rreth 0.16 pikë më pak se një ditë më parë.

Sipas aktorëve kryesor të tregut rënia e euros reflekton parapërgatitjet për festat. Shumë biznese po nxitojnë të mbyllin pagesat duke qenë se në pesë ditët e ardhshme bankat do të jenë pushim.

Faktor tjetër është edhe qarkullimi i ulët i lekut në ekonomi. Ekspertët e këmbimit valutor shprehen se aktualisht tregu i valutës është i qetë.

Në 5 qershor, euro zbriti në 124.17 lekë, niveli më i ulët në 10 vjet dhe më pas Banka e Shqipërisë ndërhyri në treg përmes tërheqjes së më shumë se 100 milionë eurove, duke e çuar euron në ditët e mëpasshme deri në 129-130 lekë, por më pas kursi u stabilizua në rreth 126 lekë.

Që nga mesi i shtatorit, kur Banka e Shqipërisë rralloi ndërhyrjet dhe më pas sinjalizoi tregjet se do ta linte kursin e lirë, euro filloi një zhvlerësim gradual.

Nga 1 janari deri në 23 nëntor, kursi mesatar i këmbimit të euros është 127.9 lekë, nga 134 lekë që ishte mesatarja e vitit të kaluar, me një nënçmim prej 5.5 lekësh, duke u luhatur në nivelin më të ulët nga vitit 2008, kur monedha e përbashkët u këmbye mesatarisht me 122.8 lekë. /Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME