Lajme

Fier/ Ndalohen 8 persona, mes tyre edhe një kosovar, detaje

Policia e Fierit ka vënë në pranga 8 shtetas për vepra të ndryshme penale. Në njoftim bëhet me dije se janë arrestuar 6 shtetas, 3 prej të cilëve për kundërshtim me d hunë të punonjësit të Policisë.

Gjatë kontrolleve është arrestuar edhe një shtetas Kosovar i cili drejtonte mjetin pa patentë.

Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një 56 vjeçar F. I., dhe 48 vjeçar, vëllezër, banues në Mallakastër pasi për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta ish-kunatin e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

DVP Fier Lushnjë/Vihen në pranga 6 shtetas, 3 prej të cilëve për kundërshtim me d hunë të punonjësit të Policisë.

Mallakastër/Arrestohen 2 shtetas për d hunë në f amilje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, të shtetasve S. Sh., 28 vjeç, O. M., 28 vjeç dhe E. K., 24 vjeç, banues në Qerret, Lushnjë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “Kongresi i Lushnjës” nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për shoqërimin e tyre në Komisariat dhe kanë kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e Policisë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mbatja pa leje e armëve të ftohta” shtetasi D. C., 19 vjeç, banues në Divjakë, pasi duke udhëtuar me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin H. H., gjatë kontrollit në automjet është gjetur dhe sekuestruar një shufër hekuri me hapje të lëvizëshme, e ngjashme si ato të shkopit të gomës që mbajnë punonjësit e Policisë, e cili i përkiste shtetasit D. C.

Gjithashtu u arrestua drejtuesi i automjetit, shtetasi H. H., 33 vjeç, banues në Kosovë, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Po nga këto struktura, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. N., 34 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se në datë 06.08.2021 ka vjedhur vegla pune të ndryshme në magazinën e shtetasit J. S., në fshatin Gorre, Lushnjë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasit M. I., 56 vjeç, F. I., 48 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër(vëllezër), pasi për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta ish-kunatin e tyre, shtetasin Sh. J., 59 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: