Categories Lajme

Fier, Shoqërohen 4 persona, detaje

Katër persona janë arrestuar në momentin kur dyshohet se po bënin blerjen e drogës në fshatin Fermë Çlirim të Fierit. Të arrestuarit janë Bledar Duraj, Rozvelt Kumaraku, Izmir Genica dhe Kismet Genica, banorë të fshatrave Kurjan dhe Dërmenas. Policia e Fierit kishte marrë informacion se disa persona që zotëronin një sasi kanabisi, do të bënin shitjen e saj dhe për kapjen e tyre, organizoi operacionin “Dërmënasi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i Bledar Durajt, 34 vjeç dhe i Rozvelt Kumarakut, 38 vjeç të dy nga Kurjani si dhe i Izmir Genicës, 30 vjeç dhe KKismet Genicës, 24 vjeç, nga Dërmenasi. Të katër janë arrestuar gjatë operacionit në fshatin Fermë Çlirim, në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.

Policia filloi edhe procedimin penal për L.G, 29 vjeç, banues në Dërmënas, pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjet një armë gjahu.

Policia e Fierit tha se u sekuestruan një armë gjahu, municion luftarak, 1.3 kg lcannabis sativa, 1 peshore elektronike për peshimin e lë ndës n arkotike, shuma 100.000 lekë të rinj me të cilën do të blihej lënda na rkotike, 3 automjete, 7 aparate celulare dhe 2300 euro që u gjetën gjatë kontrollit në banesat e shtetasve të ar restuar.

Po gjatë operacionit, Policia bllokoi dhe dy armë zjarri pistoleta, të cilat do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale. Megjithatë, operacioni vazhdon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Dosjet e tyre i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME