Categories Lajme

Fier, Shoqërohen dy persona

Gëzim Fejzulla dhe Ermal Gremi janë vënë në p rangat e Policisë së Fierit, pasi d yshohet se tentuan që të v idhnin me thyerje një dyqan celularësh në qytetin e Fierit, një javë më parë. Policia njofton se në bazë të operacionit të koduar ‘Agimi” ka zbardhur ngjarjen, sakaq në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë, të cilët mendohen si bashkëpunëtorë në ngjarje. Blutë bëjnë me dije se gjatë tentativës për vjedhje, autorët e dyshuar janë pikasur nga një punonjës i policisë, i cili ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u p ërplasur f izikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre tip “Ford” mjetin privat të punonjësit të policisë.

Ndërkohë, mësohet se në cilësinë e provës janë sekuestruar automjeti tip “Ford” i cili nga h etimet e kryera rezulton se është vjedhur në Tiranë në datë 13.12.2020 nga këta shtetas si dhe gjashtë aparate celularë.

Njoftimi i policisë: Zbardhet dhe dokumentohet vjedhja me thyerje e mbetur në tentativë e dyqanit të celularëve ndodhur 1 javë më parë në Fier. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Agimi”. Bien në prangat e policisë dy prej autorëve, shpallen në kërkim dy autorë të tjerë.

Në vijim të punës intensive dhe veprimeve operative hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur orët e para të mëngjesit të datës 17.01.2021, ku u tentua të vidhet me thyerje dyqani i celularëve në pronësi të shtetasit R. C., nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u realizua me sukses operacioni policor i koduar “Agimi”.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë i mundur identifikimi i autorëve dhe ndalimi i dy prej tyre, shtetasve G. F., 32 vjeç, banues në Peshtan, Fier, (i dënuar më parë për vj edhje) dhe E. G., 26 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy autorëve të tjerë, shtetasve A. F., 32 vjeç, banues në Peshtan i Vogël dhe G. B., 33 vjeç, banues në Fier. Gjatë tentativës për vjedhje, autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u p ërplasur f izikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë g oditur me automjetin e tyre tip “Ford” mjetin privat të punonjësit të policisë.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti tip “Ford” i cili nga hetimet e kryera rezulton se është v jedhur në Tiranë në datë 13.12.2020 nga këta shtetas. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 6 aparate celularë. Vijon puna për dokumentimin me prova ligjore të vje dhjeve të tjera të dyshuara të kryera nga ky grup kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të kryera në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME