Një bombol gazi ka shpërthyer në katin e tretë të një banese në Fier. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, në lagjen “Apolonia”.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe forcat zjarrfikëse, ndërkohë që nga shpërthimi nuk ka të lenduar por vetëm dëme materiale.
Shpërthimi ka alarmuar jo vetëm familjarët që ndodheshin në banesë por dhe fqinjët.