Categories Lajme

Fier, zbulohet servisi që shet makina të vjedhura nga vendet e BE

Trafikonte mjete të vjedhura në vendet e BE-së, procedohet penalisht 54-vjeçari, i cili i shiste këto automjete, në servisin që administronte.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 2 automjete të trafikuara, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së.

Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Servisi”.

Trafikonte mjete të vjedhura në vendet e BE-së, procedohet penalisht 54-vjeçari, i cili i shiste këto automjete, në servisin që administronte.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 2 automjete të trafikuara, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë policore se shtetasi T. M. kishte automjete të vjedhura jashtë shtetit, në servisin e tij të makinave, finalizuan operacionin policor të koduar “Servisi”.

Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Fshehja e të ardhurave dhe tatimeve” dhe “Mospagimi i taksave”, shtetasi T. M., 54 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit të servisit në administrim të këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 2 automjete tip “Benz”, të cilat nga verifikimet dyshohet të jenë vjedhur jashtë shtetit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME