Categories Lajme

Alihmehmeti tregon skenarin që mund të na shpëtojë nga rritja e rasteve

Mjeku Ilir Alimehmeti i ftuar në ABC-news, hodhi në tryezë një propozim që do mund të kufizonte përhapjen e COVID, në kohën kur në vend kemi transmetim komunitar. Ndryshe nga shefi i Urgjencës Skëndër Brataj i cili tha se kur ka transmetim komunitar gjurmimi është i pamundur.

Alimehmeti solli në vëmendje shembullin e Sllovakisë. Ai deklaroi se në këtë rast për të zbritur përqindjen e pozitivitetit në vend, duhet që për çdo numër të infektuarish, të testojmë një shifër personash të dyshuar si pozitivë me një zero mbrapa, pra për 900 persona pozitivë, duhet që një ditë më pas të kryejmë 9000 testime. “Kur kemi transmetim komunitar është momenti kur duhet të jemi shumë aktiv. Një shembull: Me të njëjtat teste të shpejte që ne kemi Sllovakia testoi 2/3 të popullsisë dhe rastet e reja ranë me 82%. I gjeti rastet dhe rastet izolohen.

Survejanca pasive do të thotë kur unë kam klinikë I kërkoj mjekut të më testojë. Ata që nuk kanë klinikë nuk testohen. Është shumë e vështirë të gjurmosh. Por duhet testim masiv. Italia përmes survejancës pasive gjen vetëm 34% të rasteve. Ka shumë raste që nuk e dimë që janë pozitivë por mund të jenë transmetues.

Ne këta duhet të kapim. Ne e kemi sot 24.8%. Për të zbritur poshtë 10%, shifrat e rasteve të reja të sotme duhet të kenë një zero nga mbrapa. Pra nesër duhet të testojmë minimalisht mbi 9000 persona”, tha Alimehmeti.
Për ta konkretizuar, Alimehmeti deklaroi se Fieri ishte qyteti që kishte pozitivitetin më të lartë javën e kaluar dhe në rast se do aplikohej testimi masiv me testet e shpejta, të gjitha ato do i kryente pikërisht në këtë qytet.

Përkthyer në shifra, ai theksoi se për rreth 9000 teste në Fier, të paktën gjysma e tyre do të dilnin pozitivë.
“Javën e kaluar Tirana kishte një pozitivitet testit rreth 15%, Fieri e kishte 65.7%. Në Fier për çdo tre testime, dy na dalin pozitive. Nëse do testonim 9160 teste nesër do i bënim në Fier, atje kemi problemin më të madh. Të paktën gjysma do dilnin pozitivë. Ky është çelësi. Që persona pozitivë të izolohen. Çelësi ka qenë gjithmonë ky. Kështu ndërpritet zinxhiri I transmetimit. Ne vazhdojmë këmbëngulin te survejanca pasive”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME