Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 27 vjeçar, i cili akuzohet se përndiqte një shtetase. Sipas uniformave blu mësohet se shtetasi me iniciale H.M. ka përndjekur në mënyrë të përsëritur dhe pa dëshirën e saj një 27-vjeçare. “Përndiqte në mënyrë të përsëritur një shtetase, arrestohet në flagrancë nga policia. Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: H. M., 27 vjeç, banues në Bulqizë. Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të përsëritur dhe pa dëshirën e saj ka përndjekur një 27-vjeçare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të metejshme”, thuhet në njoftimin e policisë
Categories
Lajme