Categories Lajme

Flet Alfred Moisu, një nga “personalitetet” e përzgjedhur nga Rama për t’u vaksinuar: E kanë vendosur drejt…

Kryeministri Edi Rama, ka lajmëruar një vendim kontrovers, për të vaksinuar fillimisht të moshuarit të cilët janë gjithashtu personalitete të vendit. Ky vendim, i pangjashëm me asnjë vend tjetër, ku respektohet rradha dhe prioriteti caktohet sipas moshës dhe sëmundjeve që e rrezikojnë një person dhe nuk merren parasysh cilësi subjektive të caktuara nga kryeministri dhe stafi i tij, ka sjellë reagime të shumta në Shqipëri.

Megjithatë, duket se autoritetet nuk do të tërhiqen nga kjo nismë e Edi Ramës dhe ditën e diel pritet të nisë vaksinimi i “personaliteteve”. Një nga personat e përzgjedhur si personalitet, që duhet vaksinuar sa më parë, është Alfred Moisiu, ish president i Republikës së Shqipërisë.

Ish presidenti, duket se e ka pritur mjaft mirë këtë vendim, për t’u vaksinuar para të gjithë të tjerëve. I kontaktuar nga televizioni ABC, Moisiu ka deklaruar se do të vaksinohet të dielën dhe se ky rregull i Ramës “është vendosur drejt”. Ish presidenti ka kritikuar edhe qytetarët, që nuk mbajnë maska dhe partitë politike që zhvillojnë takime elektorale.

Po, më ka njoftuar, ditën e diel në orën 09:30 për të bërë vaksinën te stadiumi Air Albania. Duket se kanë vendosur drejt, pasi mosha jonë, sikur thotë populli një “saçme kërkon”. Është moshë që e përballon me vështirësi një sëmundje të tillë. Mendoj që është vendim i drejtë.  Populli është i padisiplinuar, rrinë pa maska, që është një mjet i domosdoshëm për t’u mbrojtur. E dyta distanca nuk mbahet. Shikoj edhe veprimtaritë politike që shkelen me të dyja këmbët, është shembull shumë negativ, duhet dënuar me rreptësi” mësohet të ketë deklaruar Moisiu. /TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME