Categories Lajme

Flet avokati i pedagogut në Korçë: Ja kujt iu gjetën paratë

Pedagogu i fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe atyre Humane në universitetin “Fan Noli” të Korçës, Alket Dino, i arrestuar një ditë më parë për korrupsion, ishte vendosur në përgjim nga SPAK prej një muaji. Një fakt të tillë e ka bërë me dije avokati i tij, Nevzat Tarelli.

“Pedagogu është mbajtur për një muaj në përgjim, kohë kur është regjistruar procedimi penal nga SPAK dhe dje është bërë arrestimi në flagrancë. Dino u arrestua mbrëmë për shkak të një hetimi të filluar nga SPAK”.
Avokati tregoi edhe si u zu në kurth sekseri Xhevi Dervishi me anë të një agjenti të infiltruar.

“Dje janë finalizuar kryerja e veprimeve simuluese nëpërmjet një agjenti të infiltruar. Bëhet fjalë për një student i cili ka pasur një provim të mbetur. Prokuroria ka kryer veprime të simuluara me Xhevahir Dervishin nëpërmjet një agjenti të infiltruar. Në momentin e arrestimit Dino nuk ka pasur asnjë prej kartmomedhave që u përdorën për veprimin simulues.

Një pjesë e lekëve janë gjetur te Dervishi, një pjesë nuk janë gjetur”. Avokati thotë se klienti i tij Dino, është në pozita mohuese. Ai pranon takimin me Dervishin, por për shkaqe të tjera. Dorë në këtë çështje i jep dhe fakti se gjatë kontrollit atij nuk i janë gjetur kartmonedhat e kapura nga policia, 300 euro dhe 50 mijë lekë. “Është e vërtetë që ka pasur kontakt me të arrestuarin tjetër, por takimi ka qenë për shkak të interesit të pedagogut për një shtëpi me qira, pasi Dervishi është pronar i një agjencie imobiliare.

Alket Dino është pozicionuar qartë qe nuk ka lidhje me rastin korruptiv që ka të bëjë me një student që pretendon që ka paguar për një provim me Alket Dinon 500 euro.Gjatë kontrollit fizik profesorit nuk i është gjetur asnjë kartmonedhë euro.Një pjese e eurove janë gjetur në portofolin e Xhevi Dervishit”. Sipas avokatit të pedagogut, rezultatet e provimit janë mbyllur para një jave dhe nuk ka asnjë mundësi që pedagogu të ndërhynte në sistem për të ndryshuar notën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME