Categories Lajme

Flet deputetja greke : Në Korfuz nuk ka vend për fashistë

Vrasja e shqiptarit Petrit Zifle në Korfuz nga një grek, i cili thuhet se është pjesë e ekstremistëve të Agimit të Artë, ka sjellë një sërë reagimesh. Interesant është ai i deputetes së SYRIZA në Korfuz, Fotini Vaki, e cila shprehet kundër vrasjeve për shkak të nacionalizmit grek duke mbajtur qëndrim të fortë.

“Sa emigrantë të tjerë do të vajtojmë si viktima të racizmit që fillon nga “pastërtia e racës greke”? Sa “tregti e patriotizmit” nevojitet ende, që pasardhësit ideologjikë të kryqit nazist (Svastika) që dërrmoi vendin, të armatosin një dorë për të vrarë një viktimë të pafajshme?

Për sa slogane si “demokracia tradhtoi Maqedoninë”, për sa helm nacionalist për studentët, për sa përdhosje të monumenteve dhe vendeve të kujtesës, për sa klithma të paqarta, për sa linçime të turmave të irrituar, kemi nevojë për të thyer vezën e gjarprit?

Sa përdhosje të historisë rreth një thike në zemër të “të huajit”, të “shqiptarit”, të “jevgut-shkupianit” dhe të “kundërshtarit”? Tani ishte radha e Petrit Zifle, “z. Petros”, një punëtor shqiptar i tokave. Në Korfuz, ku idetë e iluminizmit, demokracisë dhe të majtës gjenin gjithmonë hapësirë pjellore, nuk ka vend për fashizmin” – shkruan Vaki.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME